Loading…

Moti i ftohtë kaplon SHBA’të: Të paktën 6 njerëz të vdekur e qindra aksidente

  • 03/12/2019 | 08:28

Moti i ftohtë kaplon SHBA’të: Të paktën 6 njerëz të vdekur e qindra aksidente

Të paktën 6 njerëz kanë vdekur dhe mijëra udhëtarë kanë mbetur të bllokuar, ndërsa po përpiqeshin të ktheheshin në shtëpi pas Ditës së Falendërimeve gjersa stuhitë përfshinë SHBA, transmeton Gazeta Metro.


Në Misuri, 3 njerëz vdiqën kur automjetet e tyre u përfshinë në aksidente rrugore në Bollinger County.
Trupat e 2 fëmijëve të vegjël janë gjetur në qendrën qendrore të Arizonës pasi një automjet u zhduk ndërsa u përpoq të kalonte një kthesë, ndërsa fëmija i 3 mbetet i zhdukur.

Dy vdekje të tjera që lidhen me stuhinë janë raportuar, një burrë 48 vjeçar në Luiziana, dhe një tjetër nga Dakota e Jugut.
Ata u përpoqën të udhëtojnë për në shtëpi, janë përballur me vonesa të mëdha.

Aeroportet e San Francisko dhe Neëmark ishin ndër më të prekurit.  Shumë nga rrugët ishin të mbyllura për shkak të borës dhe erës së madhe, ndërsa policia e Nju Jorkut ishte përgjigjur në më shumë se 550 përplasje.

Stuhia ka lëvizur nëpër SHBA, nga bregu perëndimor në Kaliforni dhe tani ka goditur Nju Jorkun./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë