Moti i keq dhe temperaturat e ulëta po vazhdojnë të mbajnë të izoluara mijëra familje në veri të Shqipërisë
Situata në një pjesë të madhe të zonës veriore të Shqipërisë, edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar të jetë e rënduar spër shkak të dëborës dhe ngricave.
Këto probleme po mbajnë të izoluara mijëra familje.
Në ndihmë të njësive vendore kanë dal edhe mjetet e ushtrisë, të cilat, krahas zhbllokimit të rrugëve, po ndihmojnë edhe për emergjencat shëndetësore pasi mijëra familje kanë mbetur të izoluara./gazetametro.net