Loading…

MOTI ju befason për të mirë: Mësoni se çfarë ju pret sot dhe ditët e ardhshme, ky është parashikimi |Tabela

  • 07/04/2018 | 08:38

MOTI ju befason për të mirë: Mësoni se çfarë ju pret sot dhe ditët e ardhshme, ky është parashikimi |Tabela

Siç parashikojnë meteorologët, në vendin tonë sot mëngjesi do jeTë i ftohtë, pastaj për të u përmisuar gjatë ditës. Ndërkaq nga nesër dhe ditëve në vazhdim pritet që temperaturat të ngriten dhe të mbretrojë kryesisht me diell, kohëpaskohe me vransira, përcjell gazetametro.net.


Temperaturat e ajrit, pas rënies që pësuan sot, në fundjavë sërish do të shënojnë rritje mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 5C deri në 7C, ndërsa maksimalet nga 16C deri në 22C.

6.04.2018 – Gjatë ditës së sotme fusha ciklonike nga Atlantiku po kalojnë nga rajoni ynë, që po kushtëzojnë mot më të ftohtë me të reshura shiu, të cilat pritet të vazhdojnë kohëpaskohe deri në mbrëmje.

Në fundjavë fusha të presionit të lartë nga Afrika veriore me masa më të ngrohta ajrore do të depërtojnë edhe mbi Europën qëndrore dhe lindore, duke sjellur mbi vendin tonë përmirësim të motit dhe intervale më të gjata me diell.

7.04 – Të shtunën në mëngjes vende-vende mund të vazhdojnë riga lokale shiu. Gjatë ditës kryesisht mot me vransira, ndërsa në mbrëmje priten kthjellime. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegullinë.

8.04 – Mot i ngrohtë, kryesisht me diell.

9.04-11.04 – Në fillim të javës mot i ngrohtë, me diell dhe vransira. Të hënën në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja dhe juglindja 2-5m/s.
Shtypja atmosferike, do të rritet mbi vlera normale, e në fillim të javës gradualisht do të pësojë rënie. Vlerat ditore të indeksit të kualitetit të ajrit AQI, këto ditë do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare, derisa vlerat maksimale mund të rriten edhe në të pashëndetshme./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë