Loading…

Moti mbi vendin tonë për tri ditët në vazhdim

  • 22/01/2017 | 10:33

Moti mbi vendin tonë për tri ditët në vazhdim

Është parashikuar fundjavë e ftohtë, pa të reshura, dhe me vransira intervale me diell.


Në ditët e fundjavës do të ketë mot më stabil, pa të reshura, në ultësira me vransira të ulëta ose mjegull, e në vise malore do të ketë intervale me diell, ndërkohë që masat e ftohta ajrore do të vazhdojnë të mbajnë temperaturat nën vlera mesatare.

Sipas Prishtina Weather gjatë ditës së diel (sot) do të ketë intervale më të gjata me diell, ndërsa viset e ulëta sërish mund të mbeten të mbuluara më gjatë me vransira të ulëta ose mjegull, transmeton gazetametro.net.

Temperaturat minimale gjatë ditës së sotme do të luhaten nga -12C deri në -5C, e ato maksimale nga -2C deri në +1C.

Në vijim gjeni motën për ditën e hënë, martë dhe mërkure:

E hënë – 23.01.2017 – Temperatura maksimale do të arrijë në1 Gradë Celsius, kurse ajo minimale në –10 Gradë Celsius

E martë -24.01.2017 – Temperatura maksimale do jetë 0 Gradë Celsius, minimalja -10 Gradë Celsius

E mërkurë – 25.01.2017 – Temperatura minimale do shënojë -9 Gradë Celsius, maksimalja -2 Gradë Ceslius. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë