Loading…
Moti me shumë befasi: Këto do të jenë temperaturat për sot dhe ditët e javës në vazhdim
  • 19/05/2019 | 23:35

Moti me shumë befasi: Këto do të jenë temperaturat për sot dhe ditët e javës në vazhdim

Java në vijim me mot të ndryshueshëm, të martën dhe mërkurën më ngrohtë, me intervale më të gjata me diell, transmeton Gazeta Metro.


Gjatë ditë së sotme do të jetë mot kryesisht me vranësira dhe do të përcillen me intervale të diellit, kurse pasdite priten reshje të shiut.

Temperatura minimale pritet të jetë 10 gradë Celsius, kurse ajo maksimalja pritet të jetë 19 gradë Celsius, transmeton Gazeta Metro.

Moti në ditët në vazhdim:

21.05 – Kryesisht me diell. Në mëngjes vende-vende mundësi për riga shiu.
22.05 – Ngrohtë, kryesisht me diell.
23.05-24.05 – Të enjten, paradite kryesisht me diell. Pasdite priten reshje lokale shiu me bubullima. DItën e premte, kryesisht me vransira, kohëpaskohe mundësi për reshje lokale shiu, që pasdite do të shoqërohen edhe me bubullima.

Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme jugperëndimi 4-13m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të shënojë rritje të lehtë mbi vlera normale./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë