Loading…

Moti në fundjavë: Mëngjeseve me mjegull, gjatë ditës me diell

  • 13/11/2020 | 22:53

Moti në fundjavë: Mëngjeseve me mjegull, gjatë ditës me diell

Deri të hënën mot i pandryshueshëm. Mëngjeset me mjegull dhe vransira të ulëta, ditën intervale me diell. Të martën priten reshje shiu, në vise malore edhe me borë.


13.11.2020 – Motit stabil që po mbretëron ditëve të fundit, gjatë javës në vijim pritet t’i vie fundi. Nga Atlantiku parashihet të depërtojnë fusha ciklonike që pritet të sjellin edhe të reshura shiu, e në zona malore borë.
Në ditët e fundjavës dhe ditën e hënë, mbetet mot i njëjtë, orëve të mëngjesit me mjegull dhe vransira të ulëta, e gjatë ditës me intervale me diell.
Ditën e martë kalimi i një cikloni përgjatë Adriatikut dhe detit Jon, mbi vendin tonë sjell kushte për të reshura shiu, e në vise malore parashihen edhe reshje bore.
Sipas parashikimeve të fundit, një tjetër depërtim ciklonik mund të pritet edhe fundjavën e ardhshme, që sjell sërish kushte për shi, e në vise malore borë.

Për shkak të motit stabil dhe inversioneve termike, koncentrimi i ndotësve ajror mbeteti lartë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit do të kalojnë në vlera të pashëndetshme, vende-vende gjatë ditës mund të zbresin edhe përreth vlerave mesatare.

14.11 – Paradite, përgjatë ultësirave mjegull/vransira të ulëta. Ditën intervale më të gjata me diell.
15.11 – Pjesërisht vranët në mëngjes, nëprë ultësira mjegull/vransira të ulëta. Ditën intervale më të gjata me diell.
16.11 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Paradite përgjatë ultësirave mjegull/vransira të ulëta. Në mbrëmje shtim i vransirave.
17.11 – Kryesisht vranët dhe me shi. Në zona malore edhe reshje bore.
18.11 – Reshjet e shiut vazhdojnë orëve të mëngjesit. DItën kryesisht me vransira.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 1C deri 5C, e maksimalet nga 10C deri 13C.
Era do të fryj e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-3m/s. Ditën e martë nga verilindja 3-6m/s.
Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale, megjithë një rënie të lehtë ditën e hënë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë