Loading…

Moti në Kosovë gjatë fundjavës

  • 26/11/2016 | 08:13

Moti në Kosovë gjatë fundjavës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se gjatë dy ditëve të vikendit do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga te dobëta të shiut. 

Temperaturat minimale sipas IHK-së do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të ketë zbritje të përkohshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare  nga drejtimi i jugperendimit.

Java e ardhshme parashihet të jetë më e ftohtë, e percjellur me ulje të temperaturave dhe kushte per riga të dobëta shiu.

Mëngjeset do të jenë me ngrica të dobëta, kurse shtypja atmosferike pritet të ketë ngritje të dukshme mbi vlerat e normales.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë