Loading…

Moti në vikend si në verë, por befasi ju presin javën që vjen

  • 28/04/2018 | 09:59

Moti në vikend si në verë, por befasi ju presin javën që vjen

Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të nxehta të ajrit me presion stabil atmosferik.


Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë gjë që plotëson kushtin që nga ora 9-17 të mos jemi të ndikuar direkt nga rrezet e diellit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i juglindjes.

Sipas parashikimeve të fundit java e ardhshme, parashihet të ketë kushte tjera meteorologjike, ulje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstremale dhe gjasa të larta për reshje shiu.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë