Diell dhe vranësira të shpërndara do të ketë gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-21 gradë celsius, shkruan gazetametro.net.
Vranësirat ditën e martë dhe të premten kanë mundësi që vende-vende të shoqërohen me shi, kryesisht pasdite.