Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paraparë mot kryesisht të vrerët e me intervale dielli për ditët e fundjavës.
IHMK në njoftimin e saj thotë se temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri 4 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale nga 7-10 gradë Celsius.
“Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat gjatë ditës së shtune vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu, kurse në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen me fjolla bore”, thuhet në njoftimin e IHMK’së.
Gjatë kësaj periudhe, IHMK thotë se presioni atmosferik do të jetë në vlerat e normales me tendencë të ngritjes.
Ndërsa, do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi deri 11m/s. /gazetametro.net