Loading…

Moti për sot dhe 3 ditët e ardhshme

  • 16/07/2017 | 07:46

Moti për sot dhe 3 ditët e ardhshme

Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i freskët, kryesisht me vransira, e kohëpaskohe priten mundësi për riga lokale shiu, të shoqërura edhe me bubullima.


Në fillim të javës së ardhshme vransirat gradualisht do të shpërndahen, të hënën paradite vende-vende mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat e ajrit në fundjavë do të zbresin dukshëm nën vlera mesatare, e më pas do të rriten. Minimalet do të sillen nga 10C deri në 17C, e maksimalet do të zbresin nga 28C deri në 19C, të dielen, e nga e hëna do të rriten në 22C, deri në 30C, të mërkurën.

Do të fryejë erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-11m/s. Shtypja atmosferike do të shënojë rritje mbi vlera normale./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë