Loading…

Moti për sot dhe ditëve në vazhdim

  • 23/03/2023 | 00:26

Moti për sot dhe ditëve në vazhdim

Në Kosovë fillon me mot të vërtetë pranveror. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me temperatura nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa dita kryesisht me diell dhe mjaft i ngrohtë për këtë periudhë kohore, me temperaturë maksimale që pritet të arrijë deri në 20 gradë Celsius.


Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot i vërtetë pranveror dhe mjaft i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Pas një mëngjesi diku të ftohtë e diku të freskët dita sjellë rritje rapide të temperaturave në tërë rajonin. Temperaturat maksimale mbi 20 gradë Celsius në shumë zona mesdhetare të Shqipërisë.

Të premten edhe më ngrohtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat maksimale mbi 20 gradë Celsius.

Edhe të shtunën ngrohtë, por pasdite në disa vise të Kosovës priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë