Loading…

Moti për sot dhe ditëve në vazhdim

  • 20/11/2023 | 22:24

Moti për sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet përkeqësim gradual i motit. Nga veriu dhe perëndimi do të ketë shtim të vranësirave dhe do të fillojnë reshjet e shiut, ndërkohë që në lindje dhe juglindje ende do të ketë intervale kohore me diell dhe ka gjasa të mos ketë shi deri vonë në mbrëmje. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 12 gradë Celsius.


Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe në disa vise me intervale kohore me diell. Vranësira e reshje shiu priten në Shqipëri dhe Mal të Zi, përveç perëndimit dhe juglindjes së Shqipërisë ku priten intervale kohore me diell.

Intervale të gjata kohore me diell nesër pritet të ketë në Maqedoninë Veriore ku nuk priten reshje shiu. Vetëm në veriperëndim të vendit vonë pasdite priten riga shiu.

Të mërkurën pak më ftohtë, me reshje lokale shiu në Kosovë, veri dhe jug të Shqipërisë dhe Mal të Zi. Në Maqedoninë Veriore shumë pak riga shiu. Në viset e larta malore priten fjolla bore.

Ky ciklon që po vjen sot do të kushtëzojë reshje shiu, por jo në të gjitha territoret tona. Fare pak reshje priten në perëndim dhe juglindje të Shqipërisë si dhe në pjesën më të madhe të Maqedonisë së Veriut. Pak më shumë reshje shiu priten në lindje dhe juglindje të Kosovës edhe pse në sasi të pakta. Në viset tjera priten reshje më solide shiu e më së shumti reshje priten në Mal të Zi, veri të Shqipërisë dhe disa pjesë të Republikës së Kosovës.

Të enjten përmirësim afatshkurtër i motit, ndërsa e premta sjellë rritje të temperaturave, por njëkohësisht vranësira të reja dhe riga shiu nganjëherë.

Sipas ecurive aktuale sinoptike të shtunën përkeqësim dramatik i motit me reshje të dendura bore dhe depërtim i ajrit polar./MeteoBallkan

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë