Në ditët e fundit të javës parashihet të mbajë mot i butë dhe kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të luhaten nga 3C deri në 5C, e ato maksimale nga 18C deri në 20C.
Era do të fryejë mesatarisht nga veriu-verilindja 2-10m/s, e në fundjavë e lehtë nga juglindja 2-5m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet mbi vlera normale, shkruan gazetametro.net.
Në lindje të rajonit, pritet që ditën e enjte të kaloj një front i ftohtë, që ditën e enjte dhe të premte do të shtoj vransirat mbi vendin tonë, ndërsa të enjten në mbrëmje vende-vende mund të bien edhe riga lokale shiu.
Fusha me presion të lartë do të mbeten ende mbi rajon, ndërsa masat e ngrohta ajrore nga Mesdheu që janë shtrirë mbi rajon, do të mbajnë temperaturat edhe më tutje mbi vlera mesatare./gazetametro.net