Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë ditës së mërkure do të vazhdojnë reshjet me shi, shkruan Gazeta Metro.
Gjatë ditës moti do të pëcillet me vranësira, frymë dhe rrebeshe të shkurta me shi e mundësi për bubullimë.
Njoftimi nga PW:
3.06.2020 – Mëngjesi pjesërisht i vranët, në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Pasdite priten edhe rrebeshe të shkurta me shi, me mundësi edhe për bubullimë. Temperaturat në vise të ulëta 6C deri 20C, e në vise malore 4C deri 13C. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi dhe veriperëndimi 3-10m/s. Indeksi UV: 6.//gazetametro.net