Kushte për mjegull mund të paraqiten mëngjesin e së shtunës përgjatë luginave, derisa në pjesët tjera të vendit do të ketë intervale me diell orëve të para të ditës.
Pasdite më pas priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, më shumë përreth viseve malore.
Temperaturat minimale 12C e 13C, e ato maksimale luhaten ndërmjet 21C e 23C.
Mot i ndyrshueshëm mbetet edhe përgjatë ditëve të fundit të majit.
Orët të para të ditës do të ketë intervale me diell, ndërkohë që pasdite priten zhvillime të vransirave dhe kushte për rrebeshe shiu me bubullima. Temperaturat maksimale luhaten ndërmjet 20C e 23C.