Prishtina Weather, ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme pritet të ketë mot i ndryshueshëm, ku do të ketë reshje të shiut dhe të borës, shkruan Gazeta Metro.
Ndërsa pasnesër paradite kryesisht me diell, pasdite vransirat shtohen e priten rrebeshe shiu edhe me ndonjë bubullimë, në mbrëmje reshje bore.
Postimi i plotë:
Ditën e enjte të gjitha stinët brenda një dite, diell, shi e bubullimë, vonë në mbrëmje edhe borë. Nga dita e diel ditë të akullta.
1.02.2023 – Mot i ndryshueshëm po parashihet për ditën e enjte, paradite do të kemi intervale më të gjata me diell. Ditën priten zhvillime të vransirave, që shoqërohen edhe me rrebeshe shiu dhe bubullima, e vonë në mbrëmje reshje bore. Ditën e premte nuk parashihen kushte për të reshura.
Ditën e shtunë, sërish priten të reshura shiu, madje vende-vende edhe shi i akullt, e kohëpaskohe edhe reshje bore, sidomos orëve të mbrëmjes me rënie të temperaturave. Nga dita e diel mot i acartë me ditë të akullta, ku temperatura maksimale mund të mos kaloj mbi 0C.
Indeksi do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme ditëve të ardhshme, sidomos ditën e shtunë, derisa orëve të mbrëmjes shkaku i kushteve më të qeta, ndotësit koncentrohen pranë sipërfaqes, e indeksi kalon në vlera të dobëta.
2.02 – Paradite kryesisht me diell. Pasdite vransirat shtohen e priten rrebeshe shiu edhe me ndonjë bubullimë. Në mbrëmje reshje bore.
3.02 – Intervale më të gjata me diell paradite, pasdite vransira kalimtare.
4.02 – Vransira të ndryshueshme, kohëpaskohe me shi, shi të akullt dhe reshje bore.
5.02 – Acar, kryesisht me vransira, e mundësi për reshje të dobëta bore.
6.02 – Kryesisht me diell dhe acar.
Temperaturat maksimale arrinë deri në 8C e 10C ditën e enjte, e zbresin deri ditën e diel në 0C, ndërsa ato minimale nga 0C e -2C, nga fillimi i javës së ardhshme zbresin edhe deri në -8C e -10C.
Pritet të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga perëndimi e veriperëndimi 5-12m/s, të shtunën me hove edhe mbi 15m/s.
Shtypja atmosferike në rritje lartë mbi vlera normale. /gazetametro.net Â