Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paraparë që vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta të ajrit me presion të ngritur atmosferik.
IHMK thotë se në këto kushte gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i vranët dhe me periudha të gjata me diell.
“Këto masa të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit, do të jenë të qëndrueshme, duke e zbritur merkurin në termometër nga zero deri -4 gradë Celsius, derisa maksimalet e ditës pritet të lëvizin nga 5-9 gradë Celsius”, thuhet në komunikatën e IHKM-së.
Gjatë kësaj periudhe IHMK thotë se nuk do të ketë reshje shiu ndërsa, do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi me shpejtësi mbi 9m/s./gazetametro.net