Loading…
Moti sot dhe ditët në vazhdim
  • 24/04/2019 | 23:35

Moti sot dhe ditët në vazhdim

Ditëve në vijim intervale më të gjata me diell dhe shumë ngrohtë. Në fundjavë përkeqësim i motit me reshje lokale shiu.


Ditëve në vijim rajoni ynë do të jetë në periferi të fushave të presionit të lartë, e nga Afrika veriore masa të ngrohta ajrore do të shtrihen mbi vendin tonë duke sjellur rritje të temperaturave që do të arrijnë edhe mbi 25C.
Në fundjavë turbullira nga Atlantiku do të depërtojnë mbi rajon, që do të zbresin lehtë temperaturat dhe do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm, e ditën e shtunë priten edhe zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

Edhe ditëve të ardhshme koncentrime të pluhurit saharian do të vazhdojnë të depërtojnë mbi rajon, që do të mund të rrisin kohëpaskohe vlerat e cilësisë së ajrit në vlera të pashëndetshme dhe të reduktojnë lehtë dukshmërinë.

25.04 – Ngrohtë, pjesërisht vranët, me intervale të gjata me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.
26.04 – Shumë ngrohtë, pjesërisht vranët me intervale të gjata me diell. Pasdite vende-vende mundësi për riga lokale shiu.
27.04-28.04 – Të shtunën kryesisht me vransira, e pasdite shtrëngata të shpërndara me shi. Ditën e diel, jo aq ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell.
29.04 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 9C deri në 10C, e maksimalet nga 23C deri në 26C, e nga dita e diel maksimalet pritet të zbresin edhe nën 20C.

Do të fryj erë e lehtë nga jugu 2-3m/s, ndërsa ditën e shtunë erë mesatare nga jugperëndimi 5-11m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres rreth vlerave normale, me tendencë zbritjeje në fillim të javës së ardhshme./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 25/08/2019 | 15:17
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë