Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Herë pas here, vende-vende priten reshje lokale shiu, me mundësi edhe për rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Në disa vise priten rrebeshe intensive, por të cilat nuk pritet të zgjasin shumë. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 22, ndërsa pasdite pritet të ketë kthjellim gradual të motit.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Vende-vende priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Të premten rritje e temperaturave. Priten intervale të gjata kohore me diell dhe ndonjë rigë ose rrebesh i izoluar shiu në ndonjë rajon. Në Shqipërinë veriperëndimore më shumë vranësira dhe rrebeshe shiu.
Për fundjavë na pret mot me intervale kohore me diell, vranësira dhe nganjëherë vende-vende me rrebeshe lokale shiu./MeteoBallkan