Deri të premten mot i butë, me diell dhe vranësira, të shtunën pritet të ulen temperaturat, të cilat do të sjellin shi.
Gjatë mbrëmjes së ditës së sotme në lindje të rajonit pritet të kaloj një sistem frontal, që në vendin tonë do të sjell shtim të vranësirave, e gjatë natës dhe nesër herët në mëngjes, vende-vende në veri dhe lindje të vendit priten mundësi për reshje të dobëta shiu, të përziera edhe me borë.
Temperaturat gjatë ditëve të ardhshme do të rriten dukshëm mbi vlera mesatare mesatare, me minimale që do të luhaten nga -1C deri në +2C, e ato maksimale do të rriten deri në 13C. Ditën e shtunë maksimalet do të zbresin në +8C, e ato minimale të dielën do të zbresin deri në -3C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu-jugperëndimi 3-6m/s, e të premten me hove deri në 11m/s, ndërsa të shtunën nga ana veriore 2-9m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të zbresë nën vlera normale.