Loading…

Motrat Lipa po pushtojnë botën: Rina nënshkruan një kontratë shumë të rëndësishme

  • 18/06/2019 | 22:44

Motrat Lipa po pushtojnë botën: Rina nënshkruan një kontratë shumë të rëndësishme

Motra e Duas, Rina Lipa ka nënshkruar një marrëveshje shumë të rëndësishme me kompaninë e njohur botërore, transmeton Gazeta Metro.


Motrat Lipa duket se kanë vendosur ta pushtojnë botën, pasi janë përfshirë në dy industri të ndryshme.

Përderisa Dua ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar, Rina është në hapat e duhura në botën e modelimit.

Së fundmi, u bë publik lajmi se Rina arriti të siguronte një marrëveshje si stiliste me Nasty Gal.

Rina, e cila është vetëm 18-vjeçe, në një intervistë për Vogue rrëfeu se gjithmonë ka veshur rrobat e këngëtares.

 

View this post on Instagram

 

i’m a LA girl now

A post shared by rina (@rinalipa) on

“Ka ndodhur përpara se Dua të niste karrierën e saj. Unë shkoja dhe i merrja rrobat pasi kemi diferencë prej 5 vitesh. Ndihesha e madhe kur vishja rrobat e saj dhe ndjeja se mund të dilja me miqtë e Duas. Akoma vazhdoj e bëj këtë. Shkoj në gardërobë dhe i them: Këtë ke shumë kohë që nuk e ke veshur, kështu që unë po e marr. Dhe ajo më thotë ‘Ok’. Kjo është dashuria e motrës për ty,” tregoi Rina.

Por ylli i popit nuk i ka ofruar vetëm rrobat e saj, por edhe disa këshilla sesi të paraqitet në sytë e publikut.

“Është një lloj klishe por më ka thënë te jem gjithmonë vetvetja. Bëhu ajo që je, pavarësisht se çfarë mendon dikush tjetër. Mendoj se kjo ishte gjëja kryesore. Jo të gjithë do të pëlqejnë, jo të gjithë do të jenë fansat e tu, thjesht ji vetvetja dhe njerëzit e vërtetë do të mbështesin,” u shpreh Rina për këshillat që mori nga Dua./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë