Loading…

Mourinho përmend Hamilton në një batutë për Ligën e Evropës

  • 14/07/2020 | 09:30

Mourinho përmend Hamilton në një batutë për Ligën e Evropës

Tottenhami fitoi me rezultatin 2-1 derbin e Londrës përballë Arsenalit dhe tani është më pranë objektivit për të siguruar një vend në Ligën e Evropës, ndonëse kur kanë mbetur edhe tre javë nga fundi, nuk do të jetë aspak e lehtë.


Trajneri i Spurs-ave Jose Mourinho, në një intervistë të dhënë për mediat angleze deklaroi se Liga e Evropës mbetet një objektiv për Tottenhamin, por pranoi se nuk është kompeticioni ku ai dhe futbollistët e tij duan të garojnë.

“Natyrisht që unë dhe futbollistët e mi duam të garojmë në Champions, por duke qenë se është e pamundur, do të luftojmë për një vend në Ligën e Evropës, që gjithsesi nuk është kompeticioni më i rëndësishëm në Europë”.

”Për dikë që ka fituar Ligën e Kampionëve, t’i thuash të luajë në LE është si t’i thuash Hamiltonit që të fitojë Formulën 2, gjithsesi është më mirë të marrësh pjesë, sesa të luash vetëm në kampionat”, deklaroi portugezi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë