Loading…

Mourinho po mëson gjuhën gjermane, kontaktohet nga Borussia Dortmund

  • 23/10/2019 | 11:13

Mourinho po mëson gjuhën gjermane, kontaktohet nga Borussia Dortmund

Ish-menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho është duke u kontaktuar nga Borussia Dortmund për të marrë përsipër menaxhimit e këtij klubi, transmeton Gazeta Metro.


Mourinho, për të cilin ‘Bild’ thotë se ka filluar të mësojë gjuhën gjermane, është rreshtuar nga ky klub si një ndër menaxhuesit adekuat për të sfiduar dominimin e futbollit gjerman ndaj Bayern Munich.

Sipas raportimeve të mediave germane, Mourinho pritet të rikthehet në menaxhim dhe Dortmund mund të jetë një zgjedhje tërheqëse, duke pasur parasysh faktin se ky klub arrinë që çdoherë të shkojë në Ligën e Kampionëve.

Për Borussia Dortmund, që gjatë fillimit të sezonit është shpallur një ndër më të preferuarat për të fituar Bundesligën, Mourinho është zgjedhja numër 1 për të marrë përsipër këtë skuadër.

Dortmundi radhitet në vendin e  katërt në tabelën e Bundesligës pas tetë ndeshjeve, pasi ka fituar katër dhe ka barazuar tre të tjera. Skuadra e Favre ka humbur vetëm një herë në këtë Ligë deri më tani. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë