Loading…

Mourinho: Tottenhami e mposhti vetveten

  • 29/01/2021 | 10:21

Mourinho: Tottenhami e mposhti vetveten

Tottenham u mposht me rezultatin 1-3 në shtëpi ndaj Liverpool dhe mbeti plot 8 pikë larg kreut duke dalë thuajse përfundimisht nga gara për titull, teksa tashmë do t’i duhet të djersijë shumë për të siguruar një vend në zonën Champions.

Trajneri Jose Mourino u shfaq mjaft i kënaqur me paraqitjen e të tijve ndaj “the reds”, por nuk e fshehu zhgënjimin për gabimet në rastin e golave të pësuar, ndonëse u mundua të marrë në mbrojtje të riun Joe Rodon.

Në njëfarë mënyre, ai tha se kjo humbje erdhi për shkak të gabimeve dhe jo sepse rivali bëri paraqitje më të mirë dhe meritoi fitoren.

“Bëmë një ndeshje mjaft të mirë dhe që në fillim shënuam, ndonëse ishte një pozicion jashtë loje milimetrik. Megjithatë ndjej keqardhje kur shoh që u ndëshkuam për tre gabime tonat. Të gjithë pa përjashtim bënë një ndeshje të shkëlqyer, por ato gabime… Duket sikur luftojmë kundër gabimeve tona. Më vjen keq më shumë për gabimin e Rodon, pasi e them me bindje se bëri një ndeshje të jashtëzakonshme, përtej të gjithë pritshmërive të mia dhe në ndeshjen e radhës do të jetë titullar”, tha trajneri portugez.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë