Loading…

Mourinhos i vije keq për Empolin: Nuk luajtëm për të fituar 7-0

  • 18/09/2023 | 14:32

Mourinhos i vije keq për Empolin: Nuk luajtëm për të fituar 7-0

Ka qenë fitorja e parë e Giallorosëve këtë edicion dhe atë duke shënuar plot shtatë gola ndaj Empolit të fundit në tabelë.


Megjithatë trajneri i Romës, Jose Mourinho ka thënë se nuk luajtën në atë mënyrë për të fituar 7-0, teksa ka deklaruar ndër të tjera se i vije keq për Empolin.

“Duhet të mendoj ndryshe. Ne luajtëm mirë, por jo për të fituar 7-0. Është diçka që ndodh, nuk është se luan për të fituar me një rezultat si ky”.

“Kemi luajtur një ndeshje të mirë, jo me uniformitet, por me shume ulje-ngritje. Në nivel fizik mund të shohësh që ka lojtarë që nuk kanë kushtet për të luajtur një ndeshje 90 minutëshe”.

“Rezultati 7-0 ndodh. Më vjen keq për Empolin, por ky është futboll dhe ndonjëherë ndodh”, u shpreh Mourinho.

Tutje ‘Special One’ ka deklaruar se nuk i intereson goli i parë i Lukakut, pasi primarë për të është skuadra.“Nuk ishte e rëndësishme për mua, ndoshta ishte për të. Më intereson skuadra, nëse ai shënon apo jo nuk ndryshon asgjë për mua”.

“Më intereson që ai t’i japë një profil tjetër skuadrës, duhet të mësojmë, për të luajtur më mirë me të dhe ai me ne”.

“Ne kemi nevojë për t’u përmirësuar dhe sot nga pankina pashë gjëra që nuk më pëlqyen. Unë po flas për ekipin, jo për Romelu”, deklaroi Mourinho.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë