Portret i Nënë Terezës, i punuar me kapëse letre nga artisti i njohur shqiptar Saimir Strati është paraqitur në Prishtinë, për të thyer edhe rekordin botëror të Guinness’it për nga madhësia e tij.
Ai ka përdorur mbi 1.5 milionë kapëse të letrës nga teli, për të përfunduar punimin e tij të radhës.
Ai e ka përdorur figurën e Nënës Terezë, tashmë të shpallur shenjtore nga Vatikani, për të derguar një mesazh për trajtim më të mirë të refugjatëve që ja kanë mësyer Europës.
“Vetëm njerëzimi dhe humanizmi i Nënë Terezës mund t’i shpëtojë refugjatët nga luftërat në Lindje të Mesme. Ky është viti i Nënë Terezës”, tha Strati.
Saimir Strati është i lindur në Vlorë dhe tashmë i ka 50 vjeç. Ky është punimi i tij i dytë në Prishtinë që i then rekordet e Guinness. Punimin e Nënës Terezë e gjeni në Muzeun e Kosovës, ndërsa tjetrin, në hollin e Hotel Prishtinës./gazetametro.net