Loading…

Mozaiku më i madh në botë me bakllava

  • 26/12/2016 | 11:01

Mozaiku më i madh në botë me bakllava

Agjencia turke e lajmeve “DHA” citon sponsorin e këtij mozaiku, mjeshtrin e bakllavasë Levent Aktas, i cili thotë se për të ndërtuar mozaikun e “Vajzës Cigane”, prej 39,5 metrash katrorë, janë përdorur 750 kilogramë bakllava, të ndarë në 6160 pjesë.


Plot 60 gatuës te bakllavave, 15 artistë mozaikësh dhe 100 fëmijë kanë punuar së bashku në Turqi për të prodhuar “mozaikun më të madh në botë me bakllava”, transmeton gazetametro.net.

Mozaiku u paraqit në një qendër tregtare në qytetin Gaziantep, afër kufirit me Sirinë, i njohur për prodhimet e bakllavasë.

Përveç autoriteteve vendore, në paraqitjen e mozaikut mori pjesë edhe një grup i kryesuar nga përfaqësuesi i Ginis’it Orhan Kural, i cili bëri matjet e nevojshme dhe certifikimin e rekordit.

Grupi, i cili punoi pesë ditë për ndërtimin e mozaikut, koordinohej nga piktori Mustafa Bencan. Në prodhimin e bakllavasë u përdorën ngjyrosës ushqimi për t’i dhënë pamjen e “Vajzës Cigane”.

Mozaiku i “Vajzës Cigane” të Zeugmës, qytet antik që shtrihej në provincën e sotme të Gaziantepit, u ri-zbulua gjatë gërmimeve të dimrit 1998-1999 dhe aktualisht është një ndër pjesët kryesore të Muzeut të Gaziantepit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë