Loading…

Mozzik feston ditëlindjen: Urimin më të mirë e merr nga Hana

  • 29/09/2020 | 21:53

Mozzik feston ditëlindjen: Urimin më të mirë e merr nga Hana

Ditën e sotme, reperi i mirënjohur Mozzik feston 25 vjetorin e lindjes. Të afërm, kolegë dhe fansat e uruan publikisht reperin, mes të cilëve spikati dhe urimi i vëllait të tij. Getinjo ka zgjedhur ta urojë vëllanë me disa kujtime nga fëmijëria.


“Gëzuar ditëlindjen për vëllain tim të vogël. Të dua dhe shumë të tjera me shëndet”, ka shkruar Getinjo. Megjithatë, krahas urimeve të shumta, padyshim atë më të veçantin reperi e ka marrë nga vajza e tij, Hana.

Ka qenë reperi që ka ndarë një video në rrjete sociale, ku shihet Hana duke i uruar ditëlindjen artistit. “Shumë urime për babin” dëgjohet duke thënë vogëlushja. Krahas videos, Mozzik ka shkruar dhe disa fjalë në këtë ditë të rëndësishme të jetës së tij.

“Happy birthday to me #25. E pikërisht sot 25 vite Zoti më dha frymën e parë! Sa falenderues jam për gjitha të mirat që më rrethojnë , familjen e shoqërinë e shëndoshë, e gjithë fansat që më përcjellin në qdo moment. I gëzofshim edhe 100 së bashku të gjithë!”, ka shkruar Mozzik.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë