Loading…

Mozzik thotë ‘Të dua’ në këngën dedikuar të bijës

  • 23/09/2022 | 10:09

Mozzik thotë ‘Të dua’ në këngën dedikuar të bijës

Reperi i njohur, Mozzik prej ditësh ka nisur paralajmërimin e projektit të ri muzikor.


Përmes disa postimeve enigmatike, reperi nga Ferizaj pyeste fansat se kujt i thonë ‘të dua’ çdo ditë.

Ndërsa, pak ditë më parë ai zbuloi se kënga e tij më e re mban titullin pikërisht “Të dua” dhe tashmë është publikuar në kanalin zyrtar të YouTube.

Ky projekt vjen si dedikim për vajzën e tij Hanën e cila erdhi si fryt i dashurisë me ish-partneren e tij, Loredana.

Në përkimin e këngës emocionale, Mozzik u shpreh se kjo do të jetë kënga e fundit që ai do të flas për vajzën dhe privatësinë e tij.

“Hana ime e vogël për momentin e di që nuk do e kuptosh këtë këngë! Por besoj që kur të rritesh edhe pak do e kuptosh! Dhe kur të bëhesh për ta kuptuar këtë këngë kisha dashur shumë që mos ta hapim si temë asnjëherë! Të jetojmë ashtu si na ka ardhur jeta. Të dua më së shumti në botë. Babi yt Gramoz Aliu! Dhe kjo është kënga ime e fundit kur flas për privatësinë time dhe për vajzën time.  Nuk do e përfshijë vajzën time asnjëherë më në testet e mia”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e postimit.

Ndërkohë, theksojmë që producent i këngës është kantautori, Elgit Doda, për tekstin u përkujdes vet reperi ndërkaq miksimin dhe masterizimin nga Marenglen Boja.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë