Loading…

MPB’ja njofton qytetarët se nga sot fillon procedimi i dokumenteve personale

  • 03/08/2022 | 18:15

MPB’ja njofton qytetarët se nga sot fillon procedimi i dokumenteve personale

Ministria e Punëve të Brendshme përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil, njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se nga e Hëna më datën 1 gusht 2022 ka pasur avari njëra nga pajisjet për personalizim të dokumenteve gjë që e ka pamundësuar pajisjen me dokumente personale për qytetarët.


Sipas njoftimit thuhet se pas angazhimit tre ditor të personelit teknik të Departamentit të Prodhimit të Dokumenteve në kuadër të Agjencisë së Regjistrimit Civil, sot është riparuar pajisja dhe menjëherë ka filluar procedimi i dokumenteve personale.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët që zyrtarët e Agjencisë së Regjistrimit Civil janë duke punuar deri në orët e vona për të përmbushur kërkesat e qytetarëve. Shpresojmë në mirëkuptimin e qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë