Loading…

MPJ e quan të rremë çnjohjen që ndodhi sot në Beograd

  • 07/11/2018 | 15:21

MPJ e quan të rremë çnjohjen që ndodhi sot në Beograd

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës përmes një komunikate për media ka demantuar lajmin e publikuar në mediat serbe se Unioni i Komoreve ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Sipas MPJ-së, të gjitha vendet që i ka përmendur Serbia, kanë konfirmuar se janë lajme të rreme, transmeton gazetametro.net

“Më saktësisht të gjitha vendet në të cilat thirret Serbia, kanë konfirmuar që bëhet fjalë për lajme të rreme, dhe se njohjet e tyre konform praktikes së marrëdhënieve ndërkombëtare janë akte të pakthyeshme.”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Tutje në këtë komunikatë, MPJ thotë se Serbia po e keqpërdorë reputacionin e vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës duke përdorur logjikën e regjimit të Millosheviqit, ku propaganda e mashtrimi zëvendësoheshin me realitetin.

Mediat serbe kanë shkruar sot gjatë ditës së Unioni i Komoreve ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ky shtet e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur në maj të 2009.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë