Loading…

MPJ e Rusisë: Kosova nuk është shtet, është një vrimë e zezë në Europë

  • 28/06/2021 | 09:56

MPJ e Rusisë: Kosova nuk është shtet, është një vrimë e zezë në Europë

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova ka deklaruar se “Kosova nuk është shtet”.


Madje ajo tha se “Kosova është një vrimë e zezë në Evropë, ku lulëzon krimi i organizuar dhe korrupsioni dhe ku krijohet një atmosferë e urrejtjes dhe tolerancës kombëtare dhe fetare”.

Zaharova në një deklaratë të dhënë për Kurir, tha se sipas saj “10 vite më parë, televizioni CNN shfaqi vazhdimisht reklamën Kosova është një vend i mundësive”.

Zëdhënësja e MPJ-së ruse deklaroi poashtu se projekti perëndimor ‘Kosova dështoi, pavarësisht sipas saj nga paratë të cilat u derdhën në të “.

E njëjta tha poashtu se autoritetet e reja drejtuese të Kosovës të udhëhequra nga kryeministri Albin Kurti po predikojnë ekstremizëm të hapur politik.

“Kosova është bërë një problem për kontinentin evropian”, shtoi ajo.

Zaharova tha se marrëveshjet e Brukselit ishin harmonizuar në vitin 2013 dhe se Beogradi ka përmbushur pjesën e vet të këtyre zgjidhjeve, kurse sipas saj Kosova refuzoi të sigurojë kushtin kryesor, atë të krijimit të Asociacionit të Komuanve Serbe.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë