Loading…

MPJ konfirmon kontrabandimin e Gjuriqit në veri

  • 15/12/2016 | 18:06

MPJ konfirmon kontrabandimin e Gjuriqit në veri

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, përmes një reagimi, ka konfirmuar se i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë është kontrabanduar në veri me anë të një autoambulance.


Sipas këtij reagimi të MPJ, ‘hyrja ilegale në Kosovë është kundër marrëveshjes për vizitat e ndërsjella të arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat duhet të aprovohen apo ndalohen nga institucionet e të dyja shteteve të paktën 24 orë më herët. Kjo sjellje është kundër frymës së dialogut dhe bashkëpunimit rajonal’.

MPJ, ka nisur tashmë një notë proteste BE-së dhe të gjitha institucioneve ndërkombëtare për këtë sjellje të papranueshme të Gjuriq dhe ka koordinuar hapat e mëtejshëm me institucionet relevantë në Kosovë thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Kjo përpjekje e tij i cili u kontrabandua në Kosovë duke u maskuar në një autoambulancë flet për qasjen dëshpëruese që ka vendosur ta ndjek në karrierën politike”, ka përfunduar MPJ./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë