Loading…

MPJ reagon për deklaratën e Djuric: Është në kundërshtim me qëllimin për të cilin iu dha leja

  • 08/11/2019 | 17:43

MPJ reagon për deklaratën e Djuric: Është në kundërshtim me qëllimin për të cilin iu dha leja

Ministria e Punëve të Jashtme ka dënuar gjuhën që Marko Djuric ka përdorur kur ka folur para qytetarëve serbë të Kosovës, sot në Mitrovicë, transmeton Gazeta Metro.


Jetlir Zyberaj, këshilltar i Behgjet Pacollit, ministrit të Punëve të Jashtme në detyrë, ka theksuar se deklaratat e tij janë në kundërshtim me qëllimin për të cilin i është dhënë leja e vizitës.

“Deklaratat e tilla që janë në kundërshtim me qëllimin për të cilin i është dhënë leja janë vetëm një tregues i qartë për bashkësinë ndërkombëtare që refuzimi i vizitave të tilla kohë pas kohe është i duhur dhe kjo gjë do të ndodhë në të ardhmen. Partnerët tanë nga BE’ja fare nuk duhet të bëjnë presion në të ardhmen për lejimin e vizitave të një mbeturine nacionaliste serbe sikurse Djuric”, ka thënë Zyberaj.

Tutje ai ka thënë se BE ka dështuar dhe se këto gjëra nuk lejohen në shtetin e Kosovës.

“BE’ja ka dështuar totalisht dhe ne do të rishikojmë këtë raport tonin sa i përket koordinimit. Në shtetin tonë këto gjëra nuk do të tolerohen. Marko Djuric ka kërkuar leje konform marrëveshjes së Brukselit për hyrje në Kosovë. Bazuar në këtë marrëveshje, atij i është mundësuar vizita në Mitrovicën e Veriut dhe në Leposaviq”, ka thënë Zyberaj.

Ndërkaq në vizitën e tij sot në Mitrovicë, Djuric ka deklaruar se ky qytet është pjesë e rëndësishme e shoqërisë serbe./gazetametro.net

Djuric gjatë ‘vizitës humanitare’ deklaron se Mitrovica është pjesë e rëndësishme e shoqërisë serbe

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë