Loading…

MPJD ka një thirrje për qytetarët e Kosovës, pas ngjarjeve në veri

  • 01/06/2023 | 18:18

MPJD ka një thirrje për qytetarët e Kosovës, pas ngjarjeve në veri

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD), u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin kalimin nëpërmjet Serbisë, shkruan Gazeta Metro.


Ministria e Punëve të Jashtme u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin kalimin nëpër territorin e Serbisë.

Kjo thirrje nga MPJD vjen pas situatës së krijuar në veri të vendit.

MPJD, gjatë ditës ka pranuar raportime për arrestime të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet serbe përgjatë kalimit të tyre nëpër Serbi, dhe po merret nga afër me rastet nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse në Beograd, thuhet në njoftim.

“MPJD fton qytetarët e Republikës së Kosovës të shmangin kalimin nëpër Serbi
për shkak të situatës së krijuar në veri të vendit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe
Diasporës e Republikës së Kosovës, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të
shmangin kalimin nëpërmjet Serbisë”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.

Njoftimi i plotë:

MPJD fton qytetarët e Republikës së Kosovës të shmangin kalimin nëpër Serbi
Për shkak të situatës së krijuar në veri të vendit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe
Diasporës e Republikës së Kosovës, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të
shmangin kalimin nëpërmjet Serbisë.
MPJD, gjatë ditës ka pranuar raportime për arrestime të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet serbe përgjatë kalimit të tyre nëpër Serbi, dhe po merret nga afër me rastet
nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse në Beograd.
Marrë parasysh zhvillimet e fundit, dhe duke e njohur qasjen jo korrekte të autoriteteve serbe, me qëllim të shmangies të çfarëdo incidenti, MPJD fton qytetarët që të përdorin rrugë alternative për udhëtim./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë