Loading…

Mposhti Ballkanin në Gjilan, Drita kampion i Kosovës përsëri

  • 09/05/2026 | 19:26

Mposhti Ballkanin në Gjilan, Drita kampion i Kosovës përsëri

FC Drita arriti të shënojë fitore ndaj FC Ballkanit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 33-të në Superligën e Kosovës. Me këtë fitore skuadra nga Gjilani, e vulos çështjen e kampionit për sezonin 2025/26.


Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 24-të ku autor ishte  Besnik Krasniqi. Ndërsa goli I dytë në ndeshje erdhi në minutën  e 85-të ku autor ishte Abdoul Dante.

Ndeshja u mbyll me rezultat 2-0 në favor të Dritës, ndërsa me këtë rezultat, Drita shkon në kuotën e 66 pikëve në vendin e parë,  11 pikë më shumë se Ballkani, kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të kampionatit.

Kjo është hera e pestë në histori të klubit të “Intelektualëve” që arrijnë të shpallen kampion.

Pas kësaj  arritje, FC Drita arrin gjithashtu edhe kuotën për pjesëmarrje në Champions League sezonin e ardhshëm.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë