Loading…

Mrekulli: Si i shpëtuan 4 të rinjtë shqiptarë masakrës në Stamboll

  • 04/01/2017 | 12:06

Mrekulli: Si i shpëtuan 4 të rinjtë shqiptarë masakrës në Stamboll

Ky është rasti për të besuar në mrekulli. Katër të rinj shqiptarë janë nisur nga Tirana një ditë para Vitit të Ri për të festuar natën e ndërrimit të viteve në Stamboll.


Dy çifte të fejuarish, njëherazi miq me njëri tjetrin kanë vendosur të kalojnë së bashku Vitin e Ri. Konkretisht A.L., 28 vjeç, I.Sh., 25 vjeçe, E.J. 32 vjeç dhe Xh.F., 29 vjeçe kanë shpëtuar mrekullisht nga masakra në lokalin e natës ku mbetën të vdekur 39 persona dhe u plagosën 69 të tjerë.

Një prej djemve të grupit disa orë para masakrës, me të mbërritur në hotel ka kontrolluar online për të gjetur një lokal ku të mund të festonte me të fejuarën dhe 2 miqtë e tij.

Ka klikuar pikërisht http: www.reina.com.tr, që është emri i lokalit ku ndodhi dhe sulmi.

Kjo faqe tanimë është jashtë funksionit por A.L. rrëfen për newsbomb.al se ishte një faqe tejet interesante dhe ambienti ishte mëse ideal për të festuar.

Por ç’ndodhi? Një moment hutimi… Kjo i ka shpëtuar jetën të rinjve. Diçka e ka shpërqëndruar 28 vjeçarin që aty për aty ka dalë nga faqja për të hyrë në një moment të dytë dhe për të zgjedhur më pas një lokal tjetër, të parin që i doli në internet.

I riu rrëfen për newsbomb.al se distanca nga vendi i ngjarjes ka qenë vetëm 4 minuta dhe në momentin që ka dalë me miqtë e tij nga hoteli ka parë njerëz që vraponin, policë dhe ambulanca.

“As më shkonte mendja te ndonjë sulm terrorist. Asnjërit prej nesh. Dhe pse shikonim policë dhe ambulanca nuk ishim në gjendje të kuptonim çfarë po ndodhte”, tha ai, transmeton gazetametro.net

Vetëm kur hap celularin dhe shikoj “Sulm terrorist në Stamboll”. Atëhere u ndërgjegjësuam për çfarë kishte ndodhur, megjithse të them të drejtën ende s’më besohet që kam qenë aq pranë.

28 vjeçari, të nesërmen ka shkruar edhe në Facebook për të qetësuar të gjithë miqtë dhe të afërmit e tij.

Ndërsa ka publikuar distancën prej vetëm 4 minutash nga vendi ku ndodhi e gjitha, ai ka shkruar sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

“Ja pra që krisma nuk ka pasur” , shkroi i riu si për t’i siguruar të gjithë që ishte mirë.

E në fakt krisma ka pasur që çke me të por ai “moment hutimi”, siç e përshkruan vetë 28 vjeçari, do vlejë sa gjithë jeta.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë