Loading…

MSH del me njoftim për qytetarët, kjo kategori e personave mund të aplikoj tani për vaksinim

  • 29/06/2021 | 16:10

MSH del me njoftim për qytetarët, kjo kategori e personave mund të aplikoj tani për vaksinim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se terminët për vaksinim tashmë mund t’i bëjnë edhe qytetarët mbi 55 vjeç, raporton Gazeta Express.


Sipas MSH’së, aplikimin mund ta bëjnë edhe personat me sëmundje kronike, punëtorë shëndetësorë, mësimdhënës, Forcat e Sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës, zjarrfikësit.

Ndërsa, mundësinë për ta marrë vaksinën do ta kenë edhe ata që për të udhëtuar jashtë vendit kanë kusht vaksinimin.

Njoftimi i plotë:

Caktimi i terminit për marrje të vaksinës kundër COVID-19 përmes platformës eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/) është i mundur për:

• Qytetarët mbi moshën 55 vjeçare

• Personat me sëmundje kronike pa dallim moshe

• Qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësorë; Mësimdhënës, Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës, zjarrfikësit

• Qytetarët të cilëve i’u kërkohet vaksinimi nga Ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave).

Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë