Loading…

MSH reagon ndaj ankesës së mjekes që punoi 4 muaj si vullnetare në Infektivë dhe nuk i pranojnë në punë

  • 08/07/2020 | 13:08

MSH reagon ndaj ankesës së mjekes që punoi 4 muaj si vullnetare në Infektivë dhe nuk i pranojnë në punë

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas ankesës së mjekës, Jehona Krasniqi, e cila nuk u pranua në konkursin e fundit ku ishin të parapara 100 pozita për mjekë, transmeton Gazeta Metro.


Jehona Krasniqi kishte shprehur shqetësimin e saj në një letër publike, pas zhgënjmimit që nuk u pranua në punë, ajo dhe 7 kolegët e saj. Vetëm njëri nga ta arriti të jetë në listën e të të pranuarëve.

Kurse, përmes një komunikate për media, MSH ka sqaruar se sipas kritereve të konkursit, përveç shkollimit të përfunduar në mjekësi dhe licencës së punës, përparësi kanë kandidatët me grada më të larta, koha më e gjatë e licencimit dhe në kushte të barabarta, kur shembull në të njëjtën datë janë licensuar dy kandidatë, përparësi t’i jepet kandidatit që ka punuar si vullnetarë në kohën e pandemisë Covid-19.

Ndërkaq, Krasniqi në letrën e saj kishte treguar se për 4 muaj ka punuar si vullnetare në kohën kur puëntorët shëndetësorë kishin më së shumti nevojë për ndihmë.

Ky është sqarimi i plotë i MSH’së:

“Ndërlidhur me ankesën e dr. Jehona Krasniqi, për mos pranimin e saj në punë në konkursin e shpallur nga Ministria e Shëndetësisë me nr. reference MSh-12/06/2020 ku kanë qenë të parapara 100 pozita për mjekë, Komisioni për rekrutimin e kandidatëve sqaron si në vijim:

Me konkursin e datës 12 qershor 2020 të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë, në mesin e 200 pozitave për profesionistëve të shëndetësor në funksion të monitorimit të situatës rreth Covid-19 janë paraparë edhe 100 pozita për mjekë.

Sipas kritereve të konkursit, përveç shkollimit të përfunduar në mjekësi dhe licencës së punës, përparësi për kandidatët pjesëmarrës ka qenë grada me e lartë, koha më e gjatë e licencimit dhe në kushte të barabarta, kur shembull në të njëjtën datë janë licencuar dy kandidatë, përparësi t’i jepet kandidatit që ka punuar si vullnetarë në kohën e pandemisë Covid-19.

Pra, në kushte të barabarta të plotësimit të kritereve, kandidatët që kanë shërbyer vullnetarisht gjatë kohës së pandemisë kanë pasur përparësi.

Përzgjedhja e kandidatëve është bërë në atë mënyrë që së pari janë përfshirë specialistët e fushave të mjekësisë dhe mandej, sipas radhës, duke u renditur sipas kohës më të gjatë nga data e licencimit.

Dr. Jehona Krasniqi, bazuar në dosjen e saj të aplikimit, është licencuar me datë 25.09.2019.

Ministria e Shëndetësisë shpreh falënderimin më të veçantë për të gjithë ata që gjatë kohës së pandemisë Covid-19 e kanë vënë dijen dhe profesionalizimin e tyre në funksion të shërbimit të qytetarëve, kontribut ky që është legjitimuar edhe në këtë konkurs duke ju dhënë avantazh vullnetarëve në kushte të plotësimit të kritereve të përgjithshme dhe, do t’i trajtoj me seriozitetin më të madh të gjitha ankesat që do të paraqiten nga cilido pjesëmarrës në konkurs, në Komisionin e ankesave të Ministrisë së Shëndetësisë”. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë