Aktori serb Nikola Djuricko në podcast të komikut amerikan Bert Kreischer e zbuloi si i erdhi atij rasti që të shpërngulet në Los Angeles dhe si fitoi rolin në serinë e famshme ‘Stranger Things’, transmeton Gazeta Metro.
Djuricko ka folur në podcast e mikut të tij komik Bert Kreischer ‘Bertcast’ mes tjerash edhe për shpërbërjen e ish Jugosllavisë, socializmin e asaj kohe dhe karrierën e tij.
Në disa mediat serbe disa ia kanë zënë për të madhe deklaratën e tij se i qenka mërzitur ca Serbia dhe karriera e tij atje si aktor, ku tashmë mund të bënte çfarë të donte.
Si aktor kishte disa role të mëdha në filma të njohur serb dhe boshnjak por ia kishte mësyrë karrierës në Hollywood ku kishte rastin të luante me një yll si si Gary Oldman, që i iku për shkak të vizës.
Ai kishte rastin më 2013 të paraqitej me Brad Pitt në filmin World War Z, me një rol të vogël si një pilot në trilerin hit.
Në ShBA ai ia doli që të fitojë dy role në dy provat e para që i kishte, i pari ishte në hit serialin Stranger Things ku luante rolin e një kontrabandisti rus, Yury, në sezonin e pestë të serisë./gazetametro.net