Loading…

‘Mu mbushën sytë lot’: Sevdai Radogoshi vajton bashkë me gruan largimin e Fifit nga BB VIP

  • 26/11/2021 | 18:13

‘Mu mbushën sytë lot’: Sevdai Radogoshi vajton bashkë me gruan largimin e Fifit nga BB VIP

Humoristi i njohur kosovar Sevdai Radogoshi nuk është përmbajtur pa derdhur ca lot siç tha bashkë m gruan pasi mori vesh që qenka larguar këngëtarja nga Big Brother, të cilën e kishte theksuar si të preferuarën e tij për të fituar këtë garë popullariteti, transmeton Gazeta Metro.


Dje këngëtarja mes lotëve e përqafimeve, të sharave inkurajuese për banorët aty brenda ende e la shtëpinë. Radogoshi ka shprehur mbështetjen për të në këtë lloj gare publikisht.

Pak para se të merrte vendimin që të largohen nga shtëpia e famshme, aktroi i humorit bëri një status në llogarinë e tij në Instagram.

“Fifi më e forta je. Vazhdo lojën, mos u dorëzo forca”, ka shkruar Radogoshi, sipër një imazhi ku shihet përkrah këngëtares.


I ftuar në një emision në ATV, aktori ka komentuar ngjarjen e fundit në BBV, duke u shpreh se ai dhe bashkëshortja janë prekur nga largimi i saj.

“Unë i kam përcjellur, vetëm gjatë ditës se jam duke punuar, ajo është shumë e mençur, unë mendoi që do të ishte fituese nëse do të kishte vazhduar”, tha Radogoshi.

Tutje ai tha se bashkëshortja e tij ka qarë pas largimit të këngëtares.

“Unë jam duke punuar një komedi, e cila do të shfaqet në fillimi të dhjetorit, dhe kur erdha në shtëpi ia pash sytë gruas kuq duke qarë, ajo nuk qanë kurrë, kur e pyeta çfarë ka tha ka dalë Fifi nga Big Brother VIP, edhe mua mu mbushën sytë me lot”, tha tutje humoristi.

Kujtojmë që largimi i Fifit erdhi pasi ajo një ditë më herët u alivanos gjatë transmetimit ‘live’ pasi që u alivanos, dhe pas konsultimit me psikolog, ajo mori vendimin përfundimtar që të dalë nga shtëpia e Big Brother VIP.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë