Loading…

‘Mua s’më ka zgjedhur ambasadori’, Gorani: Intervista e sotshme e Kurtit ishte frazeologji elektorale

  • 01/06/2023 | 22:39

‘Mua s’më ka zgjedhur ambasadori’, Gorani: Intervista e sotshme e Kurtit ishte frazeologji elektorale

Gazetari, Dukagjin Gorani, ka thënë në Pressing të T7 se intervista e sotme e kryeministrit Albin Kurti në KTV ishte një frazeologji elektorale.


Gorani përmendi disa fraza të Kurtit gjatë asaj interviste, që sipas Goranit janë gjuha e vetme të cilën Kurti e njehë.

”Intervista e sotme e kryeministrit, nëse e analizon është një përqindje e madhe është frazeologji elektorale. Këtë vend duhet ta duam, ju duhet të më ndihmoni, mua s’më ka zgjedhur ambasadori po populli. Këto janë frazeologji elektorale. Dhe ti e sheh që e ka një problem të madh, që nuk është veç problem i tij, por problem kombëtar dhe e sheh që është gjendje me u mbulu me frazeologji elektorale”, ka thënë Gorani në Pressing të T7.

Më tutje, Gorani ka thënë se aleancat duhet të jenë synim, duke shtuar se Kurti i keqkupton këto.

“Është duke u përdorur kolonializmi që nuk ka lidhje me aleancat”, ka thënë ndër tjerash Gorani.

Ai po ashtu referuar ngjarjes në Veri deklaroi se “është e nevojshme që të ketë zgjedhje të reja”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë