Loading…

Muharremi: Asociacionit na i ka humbur 10 vite dhe na ka varfëruar ekonomikisht

  • 15/11/2023 | 11:37

Muharremi: Asociacionit na i ka humbur 10 vite dhe na ka varfëruar ekonomikisht

Analisti politik Shenoll Muharremi ka kritikuar mbështetësit e VV’së, të cilët po refuzojnë ta pranojnë se kryeministri Albin Kurti i ka thënë “po” draftit të Asociacionit.


Përmes nje postimi në profilin e tij në Facebook, Muharremi ka shkruar se Asociacionit ia ka humbur Kosovës 10 vite dhe e ka varfëruar ekonomikisht.

Ai ka thënë se ata që e mohojnë atë që Kurti e thotë publikisht, janë të verbër.

“Edhe vet Kryeministri del live në tv dhe diskuton për statutin e asociacionit dhe e pranon. Por disa militantë që me gjasë janë verbëru duke u mundu me mbrojtë pushtetin e mohojnë ende. Asnjë dobi nuk i sjellë kjo as Kryeministrit e as Kosovës. Fakti që jemi vonuar me zbatim të Asociacionit na ka humbur 10 vite dhe na ka varfëruar dhe dëmtuar ekonomikisht. Ndanjëherë këta njerëz duhet të dijnë që është koha me thënë ‘natën e mirë se po pushoj pak” e me reflektu”, ka shkruar Muharremi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë