Loading…

Muhaxheri për Avdullah Hotin: Bëri beteja për LDK’në, i takon posti i kryetarit të partisë

  • 03/02/2021 | 11:50

Muhaxheri për Avdullah Hotin: Bëri beteja për LDK’në, i takon posti i kryetarit të partisë

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri gjatë mbrëmjes së djeshme në një debat në RTK ka thënë se kandidati për kryeministër nga radhët e LDK’së, Avdullah Hoti ka besimin e tij që të jetë edhe kryetar i partisë.


Madje ai ka cekur se përgjegjësia për rezultate të dobëta i takon kryetarëve të degëve dhe më së fundi kandidatit për kryeministër.

Përgjegjësia i bijën kryetareve të degëve që e japin nëpër degë e mandej del te kryesia e më së fundi të kandidati që e kemi vendosur në listë”, tha Muhaxheri.

Gjithashtu ai thuri lavde për Hotin pasi sipas tij ai është personalitet i fuqishëm dhe që nuk bie në ndikim të askujt dhe këtë e ka shfaqur edhe në marrëveshjen e Uashingtonit.

“Unë besoj që është personalitet i fuqishëm, që nuk bie në ndikim të askujt, është pa edhe në qëndrimin që e ka mbajt, se tani Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po mundohet që të marr frytet e gatshme të marrëveshjes së Uashingtonit, ku z.Hoti ka shkuar pa bekimin e tyre dhe ka thënë që s’me bën dert ajo punë se keni bërë marrëveshje me z.Mustafa, unë e përfaqësoj Kosovën si Kryeministër dhe shkoni merruni vesh me Isa Mustafën”, tha ai.

Ndërsa sa i përket pasardhësit të Isa Mustafës si kryetar i partisë, Muhaxheri është shprehur se Hoti e ka besimi e tij të plotë për këtë pozitë.

“Ai ka besimin e strukturave të Lidhjes Demokratike, timin e ka kështu 100%. Dhe duke e marrë parasysh krejt këto që i ka bërë për partinë në tri vitet e fundit, betejat që i ka zhvillu, i takon këtij së pari posti i kryetarit të partisë, por nëse ky nuk dëshiron atëherë janë edhe 8 a 9 e dalin më shumë”, shtoi ai.

Ai ka cekur se Hoti është një figurë e rëndësishme për të qenë kryetar i partisë dhe kryeministër i ardhshëm në dy mandate në rast së vendi dëshiron të ketë zhvillim ekonomik.

“Është figurë e rëndësishme jo vetëm me qenë kryetar partie por edhe kryeministër i ardhshëm në dy mandate nëse ky shtet dëshiron me ec si duhet.”

“Është i vetmi person që mundet me i sjell këtij vendi zhvillim ekonomik, duke parë parasysh të gjitha kundërshtimet që mundet si brenda partisë si jashtë ose kundërshtarët e tjerë politik që munden të kenë më shumë vota këtë herë”, vazhdoi ai.

Kreu i Pejës beson që do të ketë zgjedhje të shpejta pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Beteja tjetër besoj që ka me qenë shumë e shpejt sepse siç po shihet prej diskursit të Lëvizjes Vetëvendosjes me rezultatin e 14 shkurtit nuk kanë me qenë të kënaqur dhe do të kërkojnë zgjedhje të reja”, përfundoi ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë