Loading…

Muja jep parashikimin e tij për ministritë: VV’ja ka pasur probleme me policinë, të orinetohet ka drejtësia

  • 02/12/2019 | 22:01

Muja jep parashikimin e tij për ministritë: VV’ja ka pasur probleme me policinë, të orinetohet ka drejtësia

Analisti politik, Armend Muja, ka thënë se VV’ja do të ishte mirë të merr Ministrinë e Drejtësisë dhe të orientohet më shumë nga kjo, duke marrë parasysh problemet që ka pasur me policinë, shkruan Gazeta Metro.


Duke folur në Debat Plus, Muja ka thënë se posti i Presidentit nuk duhet nënvlerësuar, pasi që është akteri më i madh në drejtësi.

“Presidenti ka fuqi kyçe në drejtësi dhe në siguri. E kotë është që të kesh Ministrinë e Drejtësisë. Presidenti është akteri më i madh në fushën e drejtësisë”, tha ai.

Muja thotë se VV-ja ka pasur përplasje me policinë dhe sipas tij kjo parti më shumë është dashur të orientohet kah drejtësia sesa nga policia.

Analisti ka thënë se Ministria e Financave zakonisht ka shkuar me Kryeministrin, ndërsa, sipas tij, LDK duhet të udhëheq me Ministrinë e Jashtme dhe atë të Arsimit.

“Ministria e Shëndetësisë, Infrastrukturës, Ministria e Bujqësisë dhe e Drejtësisë duhet t’i takojë Vetëvendosjes”, tha ndër të tjera Armend Muja./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë