Loading…

Mulla ‘Khattab’ Fero drejt hyrjes në Ferma VIP?

  • 05/03/2026 | 16:45

Mulla ‘Khattab’ Fero drejt hyrjes në Ferma VIP?

‘Reality show’ Ferma VIP, i cili këtë vit vjen nën drejtimin e Arbana Osmanit dhe regjinë e Eduart Grishajt. Ky edicion i tretë pritet të vijë më fuqishëm se më parë, me emra që nuk i kishim menduar në një format të tillë.


Një nga emrat më të përfolur është reperi Fero, pjesëmarrja e të cilit pritet me shumë kureshtje. Sipas burimeve të “Prive By Liberta Spahiu”, takimi i Arbana Osmanit me Feron për hyrjen e tij në Ferma VIP ka ndodhur rreth 10 ditë më parë në një nga hotelet në zemer të Prishtinës.

Një tjetër emër që “do të shembë” rrjetin është ai i Ermiona Lekbellos. Sipas gazetarit Andi Vrapi, produksioni po bën çdo përpjekje për ta sjellë Ermionën nga luksi i saj në Beverly Hills direkt në sfidat e fermës. Ndonëse marrëveshja nuk është finalizuar ende, thuhet se janë plotësuar një sërë kushtesh që Ermiona të jetë sërish kryefjala e vitit 2026.

Përveç dyshes Fero-Ermiona, në listën e mundshme që po qarkullon përmenden edhe yje si Jonida Maliqi, Soni Malaj, Mimoza Ahmeti dhe Romir Zalla. Nëse ky kast do të konfirmohet i plotë, mbetet për t’u parë mbrëmjen e 20 marsit, kur edhe do të ndizen dritat e fermës më të famshme në vend.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë