Mulla Osmani del që nuk është hoxha që i varrosi Jasharajt, ndonëse këtë gjë ai e ka thënë ndër vite, e mbrëmë e konfirmoi në një televizion në Kosovë. Madje, Osmani ka qarë duke kujtuar atë ngjarje.
Mirëpo, aktivistja e kohës së luftës, Ajnishahe Halimi nuk mendon njejtë, madje ajo thotë se ka qenë dikush tjetër që ka varrosur të vrarët e masakrës ndaj Jasharajve.
“Ti, Mulla, e di shumë mirë se nuk ka qenë e lehtë të shkosh në atë kohë për biseda me ata që na kishin vrarë. Por ne e bëmë edhe pa ty. Prandaj, hesht se ne jemi gjallë dhe duhet të të vijë turp! Ata u flijuan të gjith pothuajse, e ti e përmend përgatitjen e kufomave (që as e kishe bërë). Përgatitjen e kufomave e ka bërë Fetah Bekolli. Dhe faljen e namazit!”, ka thënë Ajnishahe Halimi.
Ndërkaq, derdhjen e lotëve në këso raste, Halimi e ka cilësuar si të pamoralshme.
“Për këtë njeri duhet të jenë të mjaftueshëm vetëm lotët e derdhur para publikut në tv CNN. Mjafton kaq! Dhe nuk ka asgjë më shumë se sa ajo pamje emocionese. Dhe, të përpiqet dikush që t’i materializojë në çfarëdo mënyre dy pika loti të derdhur në një moment tragjik është, thënë më së buti, e pamoralshme”, ka shtuar Halimi.
Ndryshe, reagimi i Ajnishahe Halimit vie pasi mbrëmë hoxha Osmani tregoi se si kishte varrosur Jasharajt./gazetametro.net