Loading…

Mulla rrencat e Iranit: Bijat e popullit i vrasin dajak, të tyret me jetë luksi në ‘tokën e shejtanit’

  • 05/04/2026 | 21:33

Mulla rrencat e Iranit: Bijat e popullit i vrasin dajak, të tyret me jetë luksi në ‘tokën e shejtanit’

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi të shtunën se kanë ndaluar dhe tërhequr lejen e qëndrimit mbesës së ish kreut të Forcës Quds në Gardën Revolucionare Islamike të Iranit, transmeton Gazeta Metro.


Të shtunën ishte diplomacia amerikane që njoftoi se i kanë anuluar shtetasve të huaj me lidhje me regjimin terrorist të Iranit lejet e qëndrimit. Vetë kryediplomati amerikan Marco Rubio më pas e theksoi rastin e mbesës së komandantit famëkeq Qasem Soleimani të Forcës Quds dikur, Hamideh Soleimani Afshar, si rast shembull i personave të tillë.

Secretary Rubio Revokes Green Cards of Foreign Nationals with Ties to Iranian Terror Regimehttps://t.co/YL5r0msMkd

— Department of State (@StateDept) April 4, 2026
Hamideh Soleimani Afshar, në tashmë llogarinë e fshirë në Instagram shkruante e fyente Shtetet e Bashkuara të Amerikës me termat më të marrosura të fashistëve islamik në Teheran, edhe atë ‘shejtani i madh’ e duke i përgëzuar e ju gëzuar sulmeve ndaj amerikanëve.

Njëkohësisht ajo i gëzonte dhe i reklamonte të gjitha privilegjet e të qenit individ i lirë në një shtet demokratik dhe nuk vuante represionin e bashkëkombasve të saja që ekzekutohen e rrahen deri në vdekje në Iran po t’u lëvizë hixhabi ca nga koka.

Ajo personalisht krenohej me këtë stil të jetesës luksoze pa pikë turpi duke publikuar fotografi aspak modeste për një grua të devotshme iraniane sipas rregullave të regjimit teokratik në Teheran.

Akuza për hipokrizi qarkullojnë ka kohë tashmë në popullatën e Iranit që s’kishin si të mos vërenin se klasa sunduese nuk i nënshtroheshin rregullave, ndërsa fëmijët e tyre jetonin jetë luksi në Perëndim dhe krenoheshin hapur me këtë në rrjete sociale derisa popullata vuante në varfëri dhe masakrohej nga trupat e diktaturës së juntës ushtarake dhe klerit hipokrit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë