Loading…

‘Mund të jetë Çeçenia e tyre e re’: Invadimi i Ukrainës nga Rusia do të ishte shkatërrimtar për ta, tha Boris Johnson

  • 24/01/2022 | 19:12

‘Mund të jetë Çeçenia e tyre e re’: Invadimi i Ukrainës nga Rusia do të ishte shkatërrimtar për ta, tha Boris Johnson

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka paralajmëruar Rusinë se invadimi i Ukrainës do të ishte i dhimbshëm për ta. Ai shtoi se inteligjenca është e qartë se janë 60 grupe beteje në kufi me Ukrainë dhe plani është për një luftë të shpejtë dhe situata është e zymtë, transmeton Gazeta Metro.


Kur u pyet sot për tërheqjen e disa prej stafit nga ambasada britanike në Ukrainë, Johnson tha se kërcënimi i invadimit është i qartë.

“Ne duhet të ja bëjmë shumë të qartë Kremlin, Rusisë, se ky do të ishte një hap shkatërrimtar” tha Johnson.

Johnson u fokusua së pari në një pako sanksionesh të rënda ekonomike ndaj Rusisë për të cilat pop punojnë bashkërisht me partnerët e tyre përreth botës pastaj vazhdoi me koston njerëzore nga një invadim potencial.

“Por na duhet të bartin porosinë se invadimi i Ukrainës nga një këndvështrim i Rusisë do të jetë e dhimbshme, dhunshme dhe një gjë e përgjakshme. Dhe është shumë e rëndësishme që njerëzit në Rusi të kuptojnë se kjo mund të jetë një Çeçeni e re” tha Johnson dhe shtoi. “Unë kam qenë disa herë në Ukrainë, i njoh njerëzit e atij vendi ca, dhe mendimi është se ata do të luftojnë, dhe kjo me të vërtetë nuk është ajo nga duhet të shkojë bota. Shpresoj që këtë ta kuptojnë në Kremlin, por është detyrë e Britanisë që të sigurohet se miqtë dhe partnerët tanë përreth botës – posaçërisht në Europë – poashtu ta kuptojnë këtë, dhe të përgatitemi për një pako mjaftueshëm të ashpër të sanksioneve”.

Qeveria britanike ka konfirmuar poashtu se nuk ka plane tani për dërgimin  trupave britanike në Ukrainë./gazetametro.net

NATO përforcon kufijtë me Rusinë, dërgon aeroplanë e anije luftarake në Europën Juglindore

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë